albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE e përsërit: Të dielën u krye sulm terrorist në Kosovë, por po presim hetimet

by Editor
September 28, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
BE e përsërit: Të dielën u krye sulm terrorist në Kosovë, por po presim hetimet
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka thënë se qëndrimi i bllokut evropian është i qartë se të dielën në Banjskë të Zveçanit u krye sulm terrorist. Stano në konferencë për media ka thënë se BE-ja po i pret të kryhen hetimet e plota, para se të marrë ndonjë masë.

“Dua ta përsërisë qartë pozitën e BE-së për atë që ndodhi të dielën. Ky ishte sulm terrorist dhe ai duhet të hetohet, e përgjegjësitë duhet të sillen para drejtësisë.

Të gjithë që janë të përfshirë apo që mund, janë të obliguar të bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurohet që ky sulm të hetohet plotësisht dhe ata që e kanë planifikuar, që e kanë ekzekutuar apo që ishin prapa të sillen para drejtësisë. Këtë pozicion BE-ja e ka përsëritur disa herë”, ka thënë Stano.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sa i përket deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që ka thënë se policët shqiptarë “nuk kanë se çfarë kërkojnë në veri”, Stano nuk ka dashur t’i komentojë.

“Nuk komentojmë çdo deklaratë, çdo interpretim në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Ne kemi një situatë shumë serioze. Por, ne nuk angazhohemi me partnerët në rajon nëpërmjet kanaleve publike. Nëse kemi diçka për të thënë u themi direkt partnerëve tanë.

Të gjithë kanë obligime e dinë shumë mirë se se çfarë pret BE-ja. Kur shtetet anëtare t’i kenë të gjitha informacionet, më pas do të vendosin nëse duan të reagojnë ndan ndonjë deklarate, interpretimi apo se si do të reagojnë në lidhje me ata që zbulohen se ishin fajtorë për sulmin”, ka thënë Stano per Koha.net.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL