albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiçit në sulmin në Banjskë

by Editor
September 28, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiçit në sulmin në Banjskë
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa autoritetet e Kosovës çdo ditë prezantojnë prova se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, kjo parti – më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk është deklaruar.

Kjo nuk ka qenë një praktikë e zakonshme deri më tani, sepse kur ndonjë nga zyrtarët kosovarë e ka përmendur Radoiçiçin në kontekst negativ, Lista Serbe do të shfaqte qëndrimin në mbrojtje të nënkryetarit të saj.

A po distancohet këtë herë Lista Serbe, përmes heshtjes, nga Millan Radoiçiçi?

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Lidhur me këtë pyetje, Radio Evropa e Lirë (REL) nuk ka mundur të marrë përgjigje nga zyrtari i kësaj partie. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, dhe zëvendësi i tij, Igor Simiç, nuk përgjigjen në telefon dhe as ndaj mesazheve. As zyrtarët tjerë të kësaj partie, nga komuna të ndryshme me shumicë serbe, nuk ishin të qasshëm.

Në një prononcim për REL-in, Ognjen Gogiç, politolog nga Beogradi, vlerëson se Lista Serbe kësaj radhe nuk është deklaruar, për shkak se “nuk ka çfarë të thotë” dhe se “ende nuk di se si të pozicionohet ndaj tij”.

Autoritetet e Kosovës e cilësuan Millan Radoiçiçin si organizator dhe pjesëmarrës të sulmit ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator. Një grup personash të armatosur dhe të maskuar, vranë policin Afrim Bunjaku dhe më pas policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb.

Mirëpo, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Lista Serbe si parti politike nuk mund t’i bartë pasojat e veprimeve të individëve, në qoftë se distancohet prej tyre./ REL

Artikulli i plotë këtu.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL