Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se Milan Radoiçiç iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore serbe dhe se sot, i shoqëruar nga avokati i tij ka qenë në polici për të dhënë deklaratë si shtetas në lidhje me rrethanat e ngjarja tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjes të së dielës, 24 shtator 2023.
“Për sa më sipër do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në formë raporti, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale në kompetencë të saj”, thuhet në njoftim, shkruan Euronews Serbia.
Ndryshe, Radoiçiç ka njoftuar dje përmes avokatit të tij se më 24 shtator ka qenë në fshatin Banjskë kur ka pasur një përleshje të armatosur me policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se në veriun e Kosovës ka ardhur për të inkurajuar popullin serb nga ajo zonë në “rezistencën ndaj terrorit të regjimit të Kurtit”, si dhe se ai personalisht ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për “mbrojtjen e popullit serb kundër okupatorit”.