albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jo 30 por 90 agresorë, Sveçla për sulmin në veri: Askush s’ka negociuar për lirimin e terroristëve

by Editor
October 1, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Jo 30 por 90 agresorë, Sveçla për sulmin në veri: Askush s’ka negociuar për lirimin e terroristëve
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në të cilën ka publikuar detaje të reja në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit.

Nga informacionet e para të cilat u raportuan pas sulmit ishte se numri i agresorëve ishte rreth 30 ndërsa ditën e sotme ministri Sveçla është shprehur se sulmuesit kanë qenë rreth 90 persona.

Ai përgëzoi policinë e cila ishte në disavantazh si në numër dhe armatime por ia arriti me profesionalizëm të vendoste rend.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sveçla gjithashtu shtoi se askush s’ka negociuar për ndonjë lirim e agresorëve.

“Absolutisht nuk ka pasë kurrfarë negocimi gjatë këtij aksioni, unë nuk mund të rresht së falënderuari Policinë e Kosovës për profesionalizmin e tyre.

Në fillim kemi folur për rreth 30 pjesëtarë të këtij grupi terrorist, lirisht mund të themi se janë mbi 90 terroristë që kanë marrë në këtë sulm që tregon se policët tanë kanë qenë në numër më të vogël se sulmuesit.

Policia jonë nuk zotëron kësi lloj armatimi. Përkundër gjithë këtyre disavzanteshe dhe të cilën Policia e Kosovës është gjetur dhe ka treguar profesionalizëm të pashembullt dhe sukses të jashtëzakonshëm, Rënia e Afrimit dhe angazhimi pa kurrfarë hezitimi dhe vullnet të madh për sakrific, ka bërë të mundur që një skenar kaq ogurzi të ndërpritet,” u shpreh ministri i Brendshëm.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL