Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati pas është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë ka arritur në shtëpinë e tij.
Ai u prit gjithë entuzuiazëm nga të afërmit e tij dhe familjarët. E djali i tij Musli Gucati mes emocionesh tha se janë të gëzuar që babai i tij tashmë gjendet në Kosovë. Ndërsa thotë se mezi presin që të lirohen dhe ish luftëtarët e tjerë që po mbahen në Hagë.
Në njoftim thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.
Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.
Pamje nga pritja e Gucatit