Prishtina ka zhvilluar ditën e sotme një protestë në mbështetje të Palestinës e cila u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Qytetarët u mblodhën nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu”.
“Nuk ka paqe pa çlirim”, “Izraeli është shtet fashist”, “50 mijë gra shtatzëna jetojnë nën bombardime”, “Qeveri ndrysho qëndrimin pro-gjenocidal” dhe “Të bombardosh fëmijë nuk është vetëmbrojtje”, ishin disa nga mesazhet e protestuesve.
Ky është marshi i dytë që organizohet brenda një jave në Prishtinë në solidaritet me Palestinën.
Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar ngritën flamujt e Palestinës edhe në qendër të qytetit të Prizrenit.
Deri më tani si pasojë e luftës mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1.400 izraelitë.