Gjykata Speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj. Këtë e ka konfirmuar kryetari i degës së OVL-UÇK në Malishevë, Metush Kryeziu. Ai ka thënë se janë të indinjuar me aktet e tilla, të cilat i ka quajtur qyqare.
“Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEX-it në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë së komandantit Isni Kilaj. Çka po ndodhë? Pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin.
Tashmë kjo gjykatë në mungesë të fakteve po bën spektakël. Turp!”, ka shkruar ai. Kilaj në dhjetor të vitit 2019 ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervisitim.