albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kurti refuzon Lajçakun: Pse nuk e takova përfaqësuesin special të BE

by Editor
November 8, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Kurti refuzon Lajçakun: Pse nuk e takova përfaqësuesin special të BE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Data 16 nëntor përmendet si datë e mundshme për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar pse nuk e priti ditën e djeshme përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se ‘nuk ka nevojë ta takojë atë’, meqë ka pasur edhe takime të tjera, ndërsa shtoi se ‘gjithçka është në rregull’ meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka dërguar vërejte për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor.

Gjatë vizitës së tij në rajonin e Dukagjinit, Kurti nuk pranoi të jep detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak. Ai tha para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL