albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveri teknike me kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

by Editor
December 5, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Qeveri teknike me kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Një takim mes liderëve të gati të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut i thirrur nga kryeministri dhe lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovacevski, prodhoi më në fund një dakordësi mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Raudi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa 2 javë më vonë, më 8 maj, qytetarët do të votojnë njëkohësisht për zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

VMRO DPPMNE-ja kishte kërkuar që të mos ketë qeveri teknike, e cila po praktikohet në tri ciklet e fundit zgjedhore bazuar në atë që njihet si “marrëveshja e Përzhinës”.

Kovaçevski tha se në takim me partitë politikekishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet mbi legjislacionin zgjedhor.

Por, opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipas partive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesat e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL