Portali “Portaliks” ka siguruar një video nga kamerat e vëzhgimit ku shihen automjetet në të cilat është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska pas rrëmbimit.
Siç thuhet, videot tregojnë se kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti. Një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar rreth orës 07:55, ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.
Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.
Në video shihet se në “citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F61552379591530%2Fvideos%2F383388674111438%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560