albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, Vuçiç bën deklaratën e papritur

by Editor
December 19, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, Vuçiç bën deklaratën e papritur
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm dy ditë nga zgjedhjet paralamentare, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbrëmjen e djeshme, ka qenë i ftuar në RTS, i cili ka përmbledhur rezultatet e zgjedhjeve që sipas tij, janë të shkëlqyera për SNS-në që ai e udhëheq.

“Së bashku i’a ndryshuam fytyrën Serbisë”, tha Vuçiç në fillim të kësaj dalje televizive.

Ai thekson se kushdo që ofron politikë, jo urrejtje, mund të vijë në pushtet në Serbi.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Vuçiç nga 1 janari me optimizëm, njoftoi se dalëngadalë po shkon drejt rritjes së re të pagave dhe pensioneve për qytetarët.

“Ne kurrë nuk do t’i japim Kosovës qasje në OKB”, tha Vuçiç.

Vuçiç u kërkoi falje të gjithë atyre që erdhën nga entitetet e Republika Srpska për të votuar.

Ai tha se “ata kanë të drejtë të votojnë në Beograd në bazë të ligjit për dyshtetësinë që është miratuar”, siç thotë ai, kur në pushtet ishin ata që e kritikojnë tani.

Gjithashtu, presidenti Serbisë tha se SNS ka një udhëheqje të re, por se disa gjëra “duhen parë”.

Ndër të tjera ai shprehet se; çfarë duhet të ndodhë që zgjedhjet në kryeqytetin serb të përsëriten.

Lista lokale ka marrë 5, 6 dhe 7 pikë indeks më pak se lista republikane ‘Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend’, paralajmëroi Vuçiç.

Ai thotë se listës “Serbia nuk duhet të ndalet” i ka kushtuar rreth 100 mijë vota.

“Kemi pasur zgjedhje të ndershme, të cilat janë rezultat i fushatës, punës serioze dhe asaj që i kemi ofruar qytetarëve… Qytetarët e kuptuan dhe treguan se duan siguri dhe stabilitet, prandaj i falënderojmë shumë për këtë pjesëmarrje”, tha Vuçiç.

Po ashtu, tha se nëse Branimir Nestoroviç nuk përkrah asnjë parti, atëherë do të mbahen zgjedhje të reja në Beograd.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL