albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta kundër Vuçiç/ Dhunë, tym e flakë në Beograd, dhjetëra të plagosur

by Editor
December 25, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Protesta kundër Vuçiç/ Dhunë, tym e flakë në Beograd, dhjetëra të plagosur
Share on FacebookShare on Twitter

Forca të mëdha policore kanë shpërndarë mbrëmë me dhunë demonstruesit e mbledhur në qendër të Beogradit, në protestën e shtatë të opozitës serbe, pas zgjedhjeve të fundit. Opozita pretendon se zgjedhjet në Beograd dhe Serbi janë manipuluar nga partia në pushtet SNS e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kërkon anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

Në protestën e mbrëmshme para godinës së bashkisë në Beograd, ku ka pasur edhe dhunë fizike dhe thyerje të dritareve, u arrestuan 35 persona. Opozita akuzoi qeverinë për dhunë gjatë shpërndarjes së demonstruesve.

Incidentet filluan kur përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Bashkisë së  Beogradit, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i objektit. Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan me forcë nga policia.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Në vazhdim të tubimit, policia shpërndau protestuesit dhe arrestoi 35 persona.

Presidenti serb Vuçiq iu drejtua mbrëmë opinionit me fjalët se është mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar situatën, duke theksuar se trazirat ishin nxitur nga jashtë.

Vuçiç i quajti demonstruesit “banditë”, të cilët nuk do të kenë sukses në destabilizimin e shtetit dhe tha se “ky nuk është një revolucion”. Për sot janë paralajmëruar protestat e studentëve në Beograd, të cilët do të bllokojnë për dy orë trafikun në qendër të qytetit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL