albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Abramovich në tavolinën e bisedimeve Rusi-Ukrainë! Ja kush e kërkoi ndihmën e tij

by Editor
February 28, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Abramovich në tavolinën e bisedimeve Rusi-Ukrainë! Ja kush e kërkoi ndihmën e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Miliarderi ruso-izraelit Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës në vazhdim, ka mësuar The Jerusalem Post. Abramovich-it iu kërkua nga ukrainasit që të ndihmonte në mundësimin e bisedimeve dhe ka udhëtuar në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime.

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina mbërritën në qytetin kufitar të Bjellorusisë, Gomel, të dielën dhe filluan bisedimet që synonin të gjenin një mënyrë për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë. Abramovich ka lidhje të ngushta me komunitetet hebreje në Ukrainë dhe Rusi.

Ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevgen Kornichuk nuk komentoi në mënyrë specifike për përfshirjen e Abramovich në bisedime, por tha se “ne vlerësojmë këdo që mund të ndihmojë, nëse ai ka mjaft ndikim”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kujtojmë se Abramovich, pronari i Klubit të Futbollit Chelsea, është vënë nën kritika në Londër për raportet për marrëdhënien e tij të kaluar me presidentin rus Vladimir Putin.

Në parlament janë shtuar thirrjet që ai të sanksionohet. Të dielën, ai vendosi t’ua dorëzojë “administrimin” e Chelseat administratorëve të fondacionit bamirës të klubit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL