albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Abuzimet me deklarimin e pagave/ Rama:punonjësit duhet të jenë ata që denoncojnë kompaninë e tij dhe…

by Editor
January 5, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Publikimi i databazës me pagat e qytetarëve shqiptarë, ka zbuluar problematika të shumta me deklarimin e rrogave të tyre nga kompanitë. Kryeministrit Edi Rama i ka bërë thirrje kompanive që të bëjnë deklarimet e sakta në vijim, ose përndryshe do të ketë masa administrative ose dhe hetim.

Në një bashkëbisedim me komentuesit e tij në Facebook, Rama thotë se punonjësit duhet të jenë ata që denoncojnë një problematikë të tillë. Madje kreu i qeverisë shprehet se nëse një punonjës, do të denoncojë kompaninë ku punon, dhe për shkak të saj humbet punën, qeveria shqiptare do të mund ta dëmshpërblejë me një pagë për disa muaj.

Për të realizuar këtë, Rama kërkon një mbështetje të gjerë, jo vetëm politike.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Futja e të gjithëve në një thes nuk është gjëja e duhur. Nuk janë të gjithë njësoj. Peshqit sjanë të gjithë njësoj, kafshët jo, pemët jo. Politikanët nuk janë të gjithë që vjedhin, sjanë djaj që vetëm vjedhin. Gjërat nuk janë gjithmonë njësoj. Gjërat ndryshojnë. Politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Ne do të bëjmë një punë shumë të detajuar për të garantuar që të mos i hahet haku asnjë punonjësi që merr një pagë minimale dhe që dughet ta marrë të plotë. Në këshillimin tonë kombëtar është për këtë pjesë. Duam të dimë nëse kemi mbështetje nga një shumicë që shkon përtej shumicës së kartonit politkik, për të forcuar marrëdhënien me këta njerëz. Ai që denoncon, si do ta marrë vesh inspektori ose shteti nëse ti nuk denoncon. Nëse ai humbet punën për shkak të denoncimit, do të marrë një dëmshpërblim. Nëse do ketë një shumicë që bie dakord me këtë mendim, që një pjesë e taksave të tyre, të përdoret në këto raste” – tha Rama.

Ndërkohë kryeministri ka folur dhe për rritjen e çmimit të ushqimeve dhe produkteve. Sipas tij, nga të dhënat e fundvitit, rezulton se qytetarët kanë shpenzuar shuma të “hatashme” për fundvitin.

“Dua ta them. Të dhënat që kemi marrë nga konsumi i fundvitit janë të dhënat më të hatashme krahasuar me jo vitin e shkuar por me të gjitha vitet me radhë. Kemi konsumin më të lartë të parave të investuara në fundvit për të blerë. Çmimet nuk i vendos qeveria. Jemi në një system tjetër ku çmimet i vendos tregu. Qeveria ndërhyn kur bëhet fjalë për çmimin e energjisë. Natyrisht që tregu ka një logjikë të vetën në vendosjen e çmimeve. Ka treg kur bëhet fjalë për çmimet e rritura” – deklaroi Rama

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL