albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Aksi Rrogozhinë-Durrës i rrezikshëm për shkak të inerteve, rruga nuk pastrohet

by Editor
February 20, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Aksi Rrogozhinë-Durrës i rrezikshëm për shkak të inerteve, rruga nuk pastrohet
Share on FacebookShare on Twitter

Inertet të derdhur anë mes të rrugës e kanë kthyer aksin Rrogozhinë – Durrës në një aks tepër të rrezikshëm. Shumë kamionë apo makina të tjera pune që kalojnë në këtë aks kanë lënë pas inerte, por pavarësisht shqetësimit të vazhdueshëm të qytetarëve firma e mirëmbajtjes “2 T”  që ka fituar tenderin, nuk ka ndërhyrë për të pastruar rrugën.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja, ka siguruar edhe pamjet në rrethrrotullimin pranë Rrogozhinës, ku sasi të konsiderueshme inertesh ndodhen në mes të rrugës. Makinat detyrohen të bëjnë devijime të rrezikshme për të shmangur inertet në rrugë.

Sjellim në vëmendje se firma e mirëmbajtjes së rrugës “2T”, nuk është hera e parë që nuk e ka kryer detyrën për të cilën ka fituar edhe tenderin miliona lekë. Pak kohë më parë, aksidenti me tre viktima nuk do të ndodhte nëse firma e mirëmbajtjes së rrugës “2T” dhe drejtoria e rrugëve do të kujdeseshin për aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Barriera metalike ka qenë e dëmtuar para dy muajsh dhe nuk është riparuar. Fati i keq i viktimave që mjeti ra pikërisht në pjesën e rrugës që është pa mbrojtëse. Banorët e zonës thane në atë kohë se aty kanë ndodhur dhe aksidente të tjera. /abcnews.al/

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL