Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur kthesa e Buzmadhit, zona e Cakranit
Të dhënat paraprake, bëjnë të ditur se në kthesën e fshatit Buzmadh, Cakran, tre makina janë përplasur me njëra tjetrën, si pasojë e të cilave dy persona janë plagosur dhe një person mësohet të ketë humbur jetën
Të dhënat paraprake nga policia, bëjnë të ditur se i vdekur ka mbetur njëri prej drejtuesve të automjeteve, tre personat e tjetre të plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit ku janë nën kujdesin e mjekeve.
Po sipas këtyre burimeve, shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështira në rrugë si rezultat i reshjeve