Në aksin Lezhë-Milot, është shënua një aksident i rëndë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një grua.
Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .