albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Akuza Rusisë/ “Çmenduri!” po shkelet armëpushimi, shtyhet evakuimi i civilëve në Mariupol, ka bombardime

by Editor
March 5, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Akuza Rusisë/ “Çmenduri!” po shkelet armëpushimi, shtyhet evakuimi i civilëve në Mariupol, ka bombardime
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Zyrtarë lokalë nga qyteti i Mariupol bëjnë me dije se procesi i evakuimit të qytetarëve është shtyrë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme në disa zona ku parashikohet të kalojë korridori humanitar.
Zv/kryebashkiaku i këtij qyteti i bëri thirrje qytetarëve që janë nisur për t’u larguar të kërkojnë strehim deri në një njoftim të dytë.
Serhiy Orlov  deklaron se ka bombardime të vazhdueshme në Mariupol dhe përgjatë rrugës së evakuimit të rënë dakord, pranë qytetit të Orikhiv. “Nuk është e sigurt të kalosh nga kjo rrugë për shkak të luftimeve”, shprehet ai.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov ka dhënë detaje nga evakuimi i banorëve të qytetit, pasi u vendos një armëpushim me Rusinë.
“Negociatat e armëpushimit vazhduan gjatë natës. Marrëveshja u vendos vetëm pak orë më parë, ndërsa armëpushimi nisi në orën 9 të mëngjesit me orën lokale. Ne filluam menjëherë procedurën tonë për të provuar të nxjerrim njerëzit jashtë banesave apo strehimoreve. Kemi gjetur 50 autobusë që të bëjnë evakuimin e qytetarëve. Njerëzit mund të largohen edhe me makinë private. Ne mendojmë se gjithsej 7-9000 persona mund të ikin me autobusë dhe me makinë private, nëse armëpushimi qëndron.”, tha ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL