Sanksione ndaj Vuçiqit dhe gjetje e një alternative në Veri ndaj Srpskas, Serwer del me propozime për Perëndimin
Eksperti dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimi i Perëndimit për sulmin terrorist në Veri të Kosovës ka qenë i dobët deri më tani.
Sipas Serwer, Washingtoni dhe Brukseli do të duhej të denonconin mbështetjen e Beograit për kryengritjen e armatosur duke e cilësuar atë si një akt terrorist dhe duke vendosur sanksione kundër Vuçiqit dhe zyrtarëve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Ai thotë se NATO do të duhej të përgatiste forcat e saj në veri për mbrojtje kundër një pushtimi. Serwer shkruarse Perëndimi do të duhej që të lavdëronte Policinë e Kosovës dhe të kërkonte një gjykim të drejtë dhe të shpejtë për autorët.
Serwer ka thënë se duhet një politikë e re e Perëndimit për Serbinë duke propozuar disa pika.
“Ata mund të kthehen shpejt me një mesazh të vetëm: epoka e qetësimit ka mbaruar. Nëse Beogradi dëshiron anëtarësimin në BE, Serbia duhet të: arrestojnë dhe dorëzojnë terroristët tek autoritetet e Kosovës. Të heqë dorë nga insistimi për qeverisje të ndarë të serbëve në Kosovë. Përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara,” ka shtuar tutje Serwer.
“Uashingtoni dhe Brukseli duhet gjithashtu të përgatiten për të nxitur Prishtinën që të kontaktojë serbët e veriut për të gjetur alternativa ndaj Listës Srpska. Përveç kësaj, Prishtina duhet të përpiqet të sigurojë që të mos ketë incidente antiserbe në të gjithë Kosovën, në mënyrë që të zhvlerësojë pretendimet e Vuçiçit për spastrim etnik. Prishtina duhet të hetojë menjëherë çdo incident që ndodh. Gjykatat duhet të gjykojnë menjëherë autorët,” ka thënë ndër të tjera Serwer.