albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

ANGLI/ Hiqen masat anti covid. Maskat dhe certifikatat e vaksinimit nuk janë më të detyrueshme

by Editor
January 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë mëngjes britanikët i janë rikthyer punës nëpër zyra dhe larg shtëpive, pasi qeveria e Boris Johnson hoqi kërkesën për të punuar nga shtëpia.

Pasaportat e covidit nuk do të jenë më të detyrueshme për hyrjen në ambiente të ndryshme publike, ndërkohë duke filluar nga e njëjta e ardhme mbajtja e maskave nuk do të jetë më kërkesë e detyrueshme.

Rastet me shtamën e Omicronit, sipas burimeve zyrtare duket se kanë filluar rënien e shpejtë dhe qeveria tashmë si qasje ndaj pandemisë ka të mësuarit e të jetuarit me Covidin.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Vaksinimi i mbi 60-vjeçarëve me dozën e tretë ka arritur 90% të popullsisë, ndërkohë dy dozat nuk i konsideron më të mjaftueshme për tu mbrojtur nga sëmundja.

Këto masa bëhen publike në një moment delikat për kryeministrin Johnson, i cili ndodhet në momentin më të vështirë të mbijetesës në post, pikërisht për shkak të shkeljeve të masave anticovid, edhe pse ai në fazat e vonshme të pandemisë e shndërroj Britaninë në vendin e parë në botë që fillojë vaksinimin anti-Covid dhe një ndër vendet më të shpejta në Evropë që e aplikoi fushatën e vaksinimit.

Këto masa duket se shënojnë fillimin e fundit të pandemisë, ku qeveria thotë se këtej e tutje, Britania do duhet të bashkëjetoj me covidin, i cili duhet trajtuar këtej e tutje si një grip i zakonshëm.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL