albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Ardian Muka i bindur në fitore prezanton programin/ Ka ardhur koha për ndryshim në Durrës

by Editor
February 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Ardian Muka i bindur në fitore prezanton programin/ Ka ardhur koha për ndryshim në Durrës
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit, i dalë nga primaret e PD-së për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Ardian Muka, në prezencë të ish-kryeministrit Sali Berisha, po zhvillon një takim me banorët e Spitallës dhe Porto Romanos

Muka ka prezantuar programin e tij para banorëve të kësaj zone të rëndësishme të Durrësit, ku ka theksuar se ai njihet mirë nga qytetarët ndaj dhe shkon me kokën lart për të kërkuar votën për ndryshimin e qytetit bregdetar.

“Ju falënderoi nga zemra që jeni kaq shumë sonte këtu. Besoj se të gjithë këtu më njihni pasi unë jam një djalë durrsak. Më njihni pasi bashkë kemi zhvilluar beteja politike me të keqen për të sjellë diçka të mirë në këtë zonë. Spitalla është kaq afër Durrësit por realisht ju ndiheni shumë larg Durrësit. Sepse ju kanë konsideruar bastion i së djathtës dhe ju kanë neglizhuar në infrastrukturë, në punësim dhe në gjithçka.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Vij me ballin lartë për të kërkuar votën në zgjedhjet e 6 marsit pasi ju më njihni mirë. Ne jemi një familje dhe në konceptin tim unë kështu i konsideroj qytetarët, si një nga tanët.

 

Në të gjitha këto beteja që kemi zhvilluar sëbashku dua tju falënderoi për besimin që më keni dhënë me primaret që unë tju përfaqësoj në garën për të marrë Bashkinë e Durrësit. Për të qënë nesër ai që duhet ta udhëheqë Bashkinë e Durrësit sëbashku me ju. Ku të gjithë bashkë duhet ti ndryshojmë fytyrën Bashkisë së Durrësit. Duke e bërë një bashki të qytetarëve.

Ka ardhur koha që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin që e presim prej 22 vitesh, ndryshim që e presim për fëmijët dhe familjeve tona.

Kjo zonë ka shumë problematika nga refuzimi i qeverisjes qendrore dhe vendore, pasi ju shohin si kundërshtarë, si periferik dhe të ardhur”, u shpreh Muka.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL