Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen ndaj Polonisë në ndeshjen e tretë të Grupit C në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, duke u kualifikuar kështu nga pozita e parë në raundin e 1/8-tës.
Argjentina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të grupit duke fituar falë golave të shënuar në pjesën e dytë në takimin e zhvilluar në ‘Stadium 974’.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të kombëtares Albiceleste, të cilët krijuan shumë raste me anë të Lionel Messit dhe Julian Alavarez, por pritjet e tyre të gjitha u mohuan nga portieri Wojciech Szczesny.
Goli i parë erdhi në minutën e 46-të me anë të Alexis Mac Allister, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Alvarez (67’) u përkujdes për të dërguar epersinë në 2-0.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste tjera nga Argjentina, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-0.
Albiceleste do të ndeshen në raundin tjetër me Australinë, ndërsa Polonia që do luajë ndaj Francës.