albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Armando Broja merr ofertën e parë nga gjigandët e Anglisë

by Editor
February 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Armando Broja merr ofertën e parë nga gjigandët e Anglisë
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja po kalon një moment fantastik, për të mos thënë më të mirin në karrierën e tij duke bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Sauthemptonit.

Shumë skuadra e duan në skuadër sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ku pas vetë “shenjtorëve”, Njukasëllit dhe Uest Hemit tani listës së gjatë i bashkohet edhe Arsenali nga ku admirues kryesor ka trajnerin Mikael Arteta, i cili e dëshiron me çdo kusht në skuadër 20-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton “Football London” Arteta dhe Arsenali kanë marrë parasysh paraqitjet e shqiptarit me ekipin bardhekuq e trajneri spanjoll e vlerëson shumë sulmuesin, teksa thuhet se “topçinjtë” do të hidhen në sulm për Brojën në merkaton e verës. Arsenali u përpoq, por nuk arriti të nënshkruajë me një sulmues në afatin kalimtar të janarit.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

Dushan Vlahoviç ishte një objektiv serioz, por ai zgjodhi të bashkohej me Juventusin duke u larguar nga Fiorentina.

Pierr-Emerik Obamejang gjithashtu u largua nga “topçinjtë” me parametra zero duke iu bashkuar Barcelonës.

Aktualisht Armando Broja me fanellën e Sauthemptonit në Premier Ligën angleze është aktivizuar në total në 18 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën plot 6 herë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL