Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi reagon pasi disa zyrtarë të Partisë Demokratike janë arrestuar. Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi i është afruar disa efektivëve të policisë duke i kërkuar llogari atyre për arrestimin e zyrtarëve demokratë.
Këta të fundit nuk kanë reaguar dhe janë shprehur se një përgjigje zyrtare, Bardhi mund ta gjejë në zyrën e shtypit të Policisë së Shtetit.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: A mund të kem një shpjegim pse po ndalohen anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Efektivi i policisë: E dini shumë mirë pse po shoqërohen.
Gazment Bardhi: Fatmir Gruda gazetar, anëtar i Këshillit Kombëtar, pse është shoqëruar në komisariat.
Efektivi i policisë: Jeni i paqartë pse janë çuar në komisariat?
Gazment Bardhi: Ju nuk keni qenë prezent në PD gjatë mbledhjes sot, ata janë kontrolluar të gjithë në momentin kur kanë hyrë në seli.
Efektivi i policisë: Janë rrethanat e ngjarjes sot.
Gazment Bardhi: Kush është puna juaj.
Efektivi i policisë: Okej vazhdo fol.
Gazment Bardhi: Çfarë po bëni në këtë moment në oborrin e PD-0së është pronë e PD-së,. Pse jeni në një pronë ku nuk mund të hyni.
Efektivi i policisë: Nuk të jap asnjë deklaratë, ta shpjegova. Ka një zyrë shtypi policia. Do ikni ju apo ne.
Gazment Bardhi: E kemi kërkuar policinë për të garantuar jetën e deputetëve të të PD-së. Gjatë trazirave erdhi me vonesë 47 minuta pasi ka nisur protesta. Kam informuar ndërkombëtarët se kush është skenari i Berishës dhe Edi Ramës për keqpërdorimin e policisë së shtetit. Duhet të informohemi për urdhrin që kemi marrë.