Një efektiv i policisë operacionale është vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet se ka ndihmuar në transportimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Gazetari Elton Qyno ka zbuluar të tjera detaje nga arrestimi e efektivit të policisë Jeton Lami.
Qyno bën me dije se efektivi i policisë është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.
Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se ai ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn.
Nga hetim rezulton se Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim.
Oficeri ka shkelur rëndë detyrën e tij dhe prandaj është prangosur me herë efektivi, pasi duhet të kishte njoftuar për praninë e Martinajt si i kërkuar.
I pyetur në lidhje me lajmet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Martinajt, Qyno tha për Ora News se nuk beson që diçka e tillë të jetë e vërtetë.
“Ka qenë xhaxhi i tij që ka bërë një denoncim për zhdukjen e Martinajt. Nuk besoj se kemi një motivim për zhdukjen e tij sepse nuk është në kalibrin që mund të rrëmbehej dhe të vritet, por përpos se mund të dorëzohej. Ka thashetheme që mund të jetë rrëmbyer ose vrarë, por personalisht nuk e mendoj kështu. Shteti duhet ta hetojë deri në fund një gjë të tillë ose të shkojë dhe ta arrestojë”, tha Qyno për OraNews.