Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali për dhunë në familje. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar e ka dhënuar prej kohësh të ëmën.
Disa herë ajo e ka kallëzuar në polici, por është tërhequr sërish.
Nga hetimet e karabinierëve, rezulton se 28-vjeçari i kërkonte para të ëmës, dhe kur ajo nuk i jepte, i biri ushtronte dhunë.
Sipas mediave fqinje, ai e kërcënonte me jetë të ëmën. Nënë e bir jetonin në një banesë me qira në Umbertide, një qytezë në afërsi të Peruxhias.