albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Asnjë ditë pushim! Kush ishin socialistët që thirri sot Rama në kryeministri, zbardhen porositë

by Editor
September 11, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, mbledhja nis me fjalën e Ramës, pritet thirrja e Kongresit
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me takime të ngjeshura partiake, që kanë për qëllim mobilizimin e strukturave për të maksimalizuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen pranverën e ardhshme. Këtë të mërkurë Rama ka thirrur në kryeministri kryetarët e komisioneve parlamentare dhe sekretarin e përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Në fokus të këtij takimi ka qenë një koordinim më i mirë mes punës së qeverisë dhe parlamentit. Po ashtu përgjatë takimit që ka pasur me socialistët, Rama ka diskutuar mbi qëndrimet që do të mbahen në seancën e nesërme plenare, ku në rendin e ditës është një interpelancë e kërkuar nga opozita me Kryeministrin për çështjen e mbetjeve.

Të tilla takime të këtij formati do të jenë të shpeshta në funksion te mirëkordinimit të agjendës së qeverisë me parlamentit. Rama mësohet te ketë kërkuar për dy javët në vazhdim që fokusi të jetë tek arsimi dhe miratimi buxhetit të rishikuar dhe i votuar dje në komisionin e ekonomisë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Komunikimi ka qenë një tjetër pikë e diskutimit nga ku kryeministri ka kërkuar që deputetët kur dalin si ftuar nëpër programe televizive të flasin e ta vënë theksin, në çështjen e javës për diskutim në komisionet parlamentare. Ndërkohë që të premten, Rama pritet që të zhvillojë dhe një takim informal me deputetët në Elbasan, për të koordinuar më mirë nismat dhe qëndrimet që do të mbahen në Kuvend.

Rama ka kërkuar sa më shumë nisma që të ndërmerren nga ligjvënësit, si dhe shmangien e mungesave në seanca dhe në Komisione. 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL