TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje të tjera në lidhje me atentatin në Don Bosko. Gjatë deklaratës për mediat, Vocaj ka deklaruar se janë sekuestruar 7 gëzhoja. Po ashtu Vocaj ka theksuar se po kontrollohen kamerat për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes. Por shtoi se të dy personat e plagosur kanë qenë në lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.
“Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor që po mbledh të gjitha provat që do ti shërbejnë hetimit. Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonat për kamerat e sigurisë. Po kështu, në territorin e komisariati nr 5 është gjetur një mjet, që ka përputhshmëri me atë të autorëve. Targat nuk janë të vjedhura, por nr i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet. Janë sekuestruar 7 gëzhoja nga një armë zjarri, nuk e kemi përcaktuar tipin e armës. Në automjet është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohen. Ishin në të njëjtën tavolinë, janë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi, nga hetimi besoj se do të rezultojë. Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit. Jemi duke analizuar çështjen, njëri prej tyre ka precedent kriminal. Jemi duke hetuar backgroundin e të plagosurve, për të përcaktuar dhe pistat hetimore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamjet filmike dhe kemi një ide të qartë për dinamikën”, tha Vocaj.