albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Autori e qëlloi në ballë”/ Gazetari jep detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador: Përfaqësonte një grup kriminal nga Tirana

by Editor
January 25, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë më parë në Ekuador, Ergys Dashi, 34-vjeçari i cili u ekzekutua shërbente si pikë kontakti për një organizatë kriminale në Tiranë.

Gazetari investigative, Artan Hoxha shprehet në një intervistë për ABC Neës se Dashi jetonte prej 3 vitesh në Ekuador, nga ku niste kokainën me avion nga aeroporti i Guayaquilit në drejtim të Frankfurtit.

Ndër të tjera, Hoxha thotë se 34-vjeçari është vrarë me një plumb në ballë.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Nga viti 2014 jemi duke e përmendur më shpesh Ekuadorin. Shqiptarët kanë vendosur kontakte me grupet më të mëdha. Në fillim shkuan për llogari të organizatave mafioze italiane dhe më pas krijuan linjat e tyre për të trafikuar kokainë drejt Europës, Australi, Afrikë dhe sikur kemi parë edhe në Shqipëri, ku policia kapi një ton kokainë. Ngjarja e fundit ishte një nga këto elementë që dëshmon që rivaliteti mes grupeve shqiptarë është shtrirë edhe në Amerikë e Jugut. Duket si vrasja e Elton Çiços në ish-Bllok. Kemi një ekzekutor që ka përdorur një tufë me lule për t’u maskuar. Aty ka pasur edhe familjarë. Autori shkoi drejt dhe e qëlloi në ballë. Ra mbi tavolinë dhe u rrëzua në tokë. Gjatë të shtënave në largim e sipër autori plagosi edhe një nga vajzat në lokal.

Ergys Dashi është një personazh i njohur i përfshirë në trafikun e narkotikëve. Ishte nga Durrësi, banonte në Tiranë. Prej 3 vitesh qëndronte në Ekuador dhe në qytet portin më të madh të vendit, Guayaquil, niste ngarkesat drejt Europës. Ka përdorur ngarkesa cargo me avion. Ai ishte një dërgues nga Guayaquil në drejtim të Gjermanisë drejt Frankfurtit. Ngarkesat kanë qenë jo në sasi të mëdha që jemi mësuar me këto me anije, kanë qenë më të vogla por me të shpeshta dhe priteshin në Frankfurt. Ai rezulton që ka qenë aty si përfaqësues i një organizate të madhe të trafikut që e ka qendrën në Tiranë dhe aktivitetin e zhvillon në Gjermani dhe vendet e ulëta. Organizata që dyshohet se ka punuar viktima është shumë e njohur në Tiranë, që ende nuk është goditur nga drejtësia, por për shkak të aktivitetit të mëdha të saj. Paratë e përfituara përdoren për të investuar në industrinë e ndërtimit” tha ai.

Porositësi, sipas Artan Hoxhës nuk është shqiptar. “Shqiptarët në Ekuador punojnë me organizata kriminale vendase. Personi që rri aty është pika e kontaktit mes organizatës që e përpunon dhe e bën gati dhe asaj që e trafikon në Europë. Kemi grupe shqiptarë që bashkëpunojnë me ekuadorianët, në betejë thirrjen organizatat lokale. Dyshimet janë se porositësi nuk është shqiptar. Në Ekuador nuk është e vështirë që të gjesh vrasës. Viktima nuk është një personazh i një kalibri të rëndësishëm, që ndodhen në Ekuador. Pozicionet më të rëndësishme aty i kanë shqiptarë që jetojnë prej vitesh aty, sikur ishte Adriatik Tresa, apo Gramoz Rexhepi që sapo ka dalë nga burgu” deklaroi ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL