albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Avokati i Thaçit-prokurorisë: Prezantuat kriminelin si “gazetar” të keqtrajtuar nga Thaçi

by Editor
April 4, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Avokati i Thaçit-prokurorisë: Prezantuat kriminelin si “gazetar” të keqtrajtuar nga Thaçi
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, ka thënë se Prokruroria ka shumë defekte në aktakuzë. Duke përmendur rastin e dy gazetarëve serbë, ai thotë se ‘ata ishin gazetarë të rremë” dhe njihen si kriminelë lufte.

Ja pjesa e plotë e mbrojtjes në këtë pjesë, përcjell Periskopi:

“Të jeni të sigurtë që ne nga ana e mbrojtjes, do të nxjerrim provat tona kur ti marrim në pyetje dëshmitarët.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Megjithatë, do të japim disa shembuj, për të treguar se sa defekte ka Prokuroria.

Flasim, për dy gazetarë serbë.

Thuhet: Dy gazetarë serbë u mbajtën të ndaluar dhe u morën në pyetje nga Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj, u rrahën dhe u maltretuan.

HRW nxori deklaratë publike lidhur me kidnapinimin e këtyre gazetarëve në thonjëza.

(Ju lutem mos e shfaqni në pulik diapozitivin në vazhdim)

ZPS idenfikioi dy gazetarët e identifikuar, lë mënjanë që zoti Thaçi është përfshirë në ndalimin e tyre, po cka bëri ZPS për të vërtetuar që këta ishin gazetarë dhe për më tepër që ishin civilë.

Personi që këtu do i them ‘gazetari i ZPS numër nj’, dyshohej se ishte kriminel lufte që ka marrë pjesë në Kroaci dhe në Bosnjë.

Provat do të tregojnë se gazetari 1, është mbuluar, pra përdoret mbulimi se kanë qenë kredencialet për t’u mbuluar si gazetar, ka qenë një nacionalist radikal, një luftëtar dhe dokumenti që keni parë, është një dokument nga Republika Srpske, një dokument që vjen nga territori i Kroacisë, sigurimi i shtetit identifikon këtë gazetarin një, që ka shkuar me një grup vullnetarësh në Kroaci nga Serbia. Tha se ishte një fotograf dhe kishte kartën e identifikimit si gazetar, por shprehu dëshirën për tu bashkuar në njësitin mbrojtës’.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL