albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit: Unë nuk do të kandidoj për kreun e PD-së, me Berishën nuk ka fitore

by Editor
June 13, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit: Unë nuk do të kandidoj për kreun e PD-së, me Berishën nuk ka fitore
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se do të zbatojë me përpikmëri statutin përsa i përket hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike. Në një intervistë për Klan News, Bardhi u shpreh i bindur se vetë nuk do të kandidojë për kreun e partisë.

Si i vetmi zyrtar ekzekutiv në detyrë, Bardhi tha se në përputhje me statutin duhet që të mblidhet Këshilli Kombëtar që të emërojë Komisionin Zgjedhor të partisë për garën për kryetarin e ri të demokratëve.

“Kam marrë një përgjigje me email nga një prej anëtarëve të Kryesisë që Kryesia ka vendosur, unë nuk kam patur njoftim për mbledhje, pra nuk di të jetë mbledhur Kryesia e partisë, pra Kryesia ka vendosur që nuk do thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar. Kjo pengon dhe pamundëson në vlerësimin tim zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Bardhi theksoi se pa statut dhe rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë dhe një garë të ndershme që do të kishte besueshmërinë e publikut.

“Ne jemi në proces ligjor sepse Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar i PD e konsiderojnë të paligjshëm mitingun apo takimin e z.Berisha në 11 Dhjetor, me cilin argument? Sepse nuk është ndjekur procedura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Mungon, dhe mund të jepni deklaratat e mia publike ku kam shpjeguar në mënyrë të përditshme procesin, mungonte një vendim i Këshillit Kombëtar të PD për thirrjen e një Kuvendi Kombëtar, dhe kjo është arsyeja pse Gjykata e Apelit e ka rikthyer çështjen në Shkallë të Parë.

Dhe unë nuk mund të kem një standard që këtu të kërkoj vendimin e këshillit sepse kështu e kërkon procedura statutore, ndërsa në një rast tjetër të them edhe pse e kërkon procedura statutore unë do ta anashkaloj këtë detyrim të statutit. Sepse kjo pastaj do na çonte në një tjetër ngërç ligjor dhe unë nuk e di se kujt i intereson mbajtja Partisë Demokratike në ngërçe të njëpasnjëshme ligjore”,-tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi faktin se ish-Kryeministri Berisha ka mbështetës, por që për ta bërë PD-në fituese ai duhet të largohet nga drejtimi. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 Korrik, ç’ka çoi edhe në dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares së partisë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL