albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Basha: Berisha organizoi një tentativë vrasjeje mes demokratëve

by Editor
January 14, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten për dy orë e tridhjetë minuta është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Me të dalë nga institucioni i akuzës së kryeqytetit, kryedemokrati tha se kishte dhënë shpjegimet e tij për gjithçka ndodhi me datë 8 janar.

 Ai theksoi se brenda selisë së PD-së nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm, teksa akuzoi Sali Berishën se i sulmoi me ‘një grusht njerëzish’. I pyetur për dyert e blinduara në selinë e PD-së, Bardhi tha se ato do të qëndrojnë aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Sa kohë të jetë e nevojshme për të shmangur konfliktin mes demokratëve dhe sa kohë që nuk pengojnë hyrje-daljet në selinë qendrore të PD”,  tha ai.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Marrja në pyetje e Bashës dhe Bardhit vjen një ditë pasi Sali Berisha dhe Flamur Noka dhanë deklarimet e tyre për protestën e 8 janarit. Pas daljes nga Prokuroria, Berisha deklaroi dje se kishte informuar hetuesit mbi atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli.

Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës,teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme.

Ai nuk specifikoi datë për protestën e radhës, por ndërkohë deklaroi rikthimin e takimeve me qytetarët që do të nisin të dielën nga Shkodra.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL