albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Basha flaku karrigen, Sali Berisha shpërthen nga Shkodra

by Editor
February 27, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Basha flaku karrigen, Sali Berisha shpërthen nga Shkodra
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Shkodra, gjatë një takimi me demokratët dhe kandidatin Bardh Spahia, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjestin e Lulzim Bashës i cili një ditë më parë hodhi tutje të karrigen për të dhënë mesazh që beteja nuk duhet bërë për atë.

Berisha u shpreh sot se ai bën sikur nuk ka lidhje me karrigen por nga ana tjetër për karrigen iu hodhi gaz demokratëve ditën e protestës së 8 Janarit.  Sipas Berishës, Basha është një “arrë me vrimë, që as nuk hahet, as nuk mbin”.
“Asnjë votë të mos japin për Lul Bravën, për opozitën false, njeri që është peng i dosjeve të tij. Në 8 vite ka kaluar nga humbja në humbje.

Si Don Kishoti ai kap karrigen dhe e hedh sikur nuk ka lidhje për karrigen ndërkohë që për karrigen ai iu hodhi ju gaz. Ai është arrë me vrimë që as nuk hahet, as nuk mbin. Prandaj asnjë votë kësaj arre me vrimë. Rrofshi ju, rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi me banorë, struktura dhe simpatizantë demokratë ka treguar se si u ringjall Partia Demokratike pas situatës së vitit 1997.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Berisha theksoi se shqiptarët e rikthyen besimin tek PD-ja, pasi çdo veprim ishte i vërtetë.

‘Mund të jesh shumë e mund të jesh pak, por më e rëndësishmja është që të jesh i vërtetë. Në 1997, ne si PD, u bëmë si parti copë, copë. I përjetshmi, Pjetër Arbnori nisi grevën e tij në makinë, dhe po shkonte drejt vdekjes. Por fatmirësisht ndërhyri Zhak Shirak dhe Helmut Kol, dhe hynë në një negociatë që qeveria nuk e mbajti kurrë. Ne dilnim në protestë çdo ditë. Fillimisht ishin 30 veta dhe unë mbaja një fjalim, nesër ishin 40 vite, pas 10 ditësh u bëmë 300 veta dhe më pas dolëm në bulevard, pushtuam rrugët. E kjo ndodhi se ne ishim të vërtetë. Në atë kohë OSBE-ja kishte një ambasador që e kishte kaluar jetën në grupet marksiste të Holandës, që më urrente, por në raportet e tij ai shkruante se tonin jetës politike ja jep opozita, sepse ne ishim të vërtetë, çdo veprim e bënim të vërtetë’, tha Berisha.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL