albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Basha flet për takimin me ambasadoren Kim: “Qëndrimi i SHBA është i qartë”

by Editor
January 29, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi edhe takimin e një dite më parë me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në një intervistë për News24, ai u shpreh se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment.

Ndërsa deklaroi se në qendër të diskutimeve ka qenë lufta kundër korrupsionit, kryedemokrati u shpreh kjo duhet të shtrihet deri tek “kokat”.

“Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë” u shpreh Basha, ndërsa theksoi se lufta ndaj korrupsionit zuri një vend kryesor në bashkëbisedimin mes tyre, u shpreh Basha

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

Pjesë nga Intervista:

Pyetja: Pas këtyre deklaratave zoti Basha, u komentua edhe mbërritja në zyrën tuaj të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjës Yuri Kim. Çfarë prodhoi ky takim me të, cila është mbështetja që iu japin ju SHBA-të?

Lulzim Basha: Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë. Raporti i fundit i Transparency Internacional që është një raport referencë për raportet e DASH, rikonfirmon korrupsionin si armikun më të madh të mirëqenies të shqiptarëve dhe besoj siç e keni parë edhe nëpërmjet komunikimit të ambasadores dhe ambasadës dhe në bashkëbisedimin tonë, një pjesë e madhe e ka zënë lufta kundër korrupsionit i cili duhet të zhvillohet nga maja e piramidës shtetërore nga vetë qeveria dhe të shtrihet kudo me rezultat. Rezultati është ndëshkueshmëria jo thjeshtë figurinave, bishtit po të shkojmë deri te koka dhe rezultati i ndëshkueshmërisë do të jetë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa që në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan siç është afera e inceneratorëve ku janë të përfshirë të gjithë nga kreu i qeverisë e të gjithë të tjerët apo aferat e tjera korruptive dhe të mos japin llogari. Përkundrazi, të kemi një drejtësi e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Të kemi institucione të pavarura të cilat u përkasin qytetarëve dhe të kemi një politikë të pastër me një fytyrë njerëzore që u ofron shqiptarëve shërbim, iu ofron shqiptarëve shpresë, iu ofron shqiptarëve institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një politikë si kjo që kemi sot ku “Trekëndëshi o Bermudës” thith gjithçka të mirë që ky vend ka, përthith shpresën e shqiptarëve, dritën e shqiptarëve, besimin e shqiptarëve tek e nesërmja vetëm e vetëm për të mbajtur njëri-tjetrin, vetëm e vetëm për të mbajtur të keqen. Meqë më pyete për takimin kemi folur edhe për forcimin e demokracisë në vend, hapat që duhen hedhur dhe për mbështetjen amerikane në këtë proces. Ajo që mund të konfirmoj është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri të ketë  institucione demokratike funksionale duke përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, krimet zgjedhore të 25 prillit dhe në të kaluarën të ndëshkohen, të kemi një reformë të vërtetë zgjedhore. Dhe raporti i Transparency International këtë thotë që burimi i korrupsionit është mungesa e një reforme të vërtetë zgjedhore dhe të kemi një proces…… ky mund të realizohet vetëm kur qytetarët arrijnë të zgjedhin me votën e tyre të lirë përfaqësuesit e tyre qendrorë dhe lokalë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL