Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi fushatën nga Shkodra, ku prezantoi kandidatin Xhemal Bushati.
Basha nënvizoi se shkodranët nuk i gënjen dot askush dhe se alternativa e duhur për bashkinë është Xhemal Bushati.
“Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Jam krenar që është kandidat i PD për bashkinë Shkodër. Shkodra do të votojnë PD-në. Nuk i gënjeu as Enver Hoxha dhe nuk do i gënjejë asnjë me çdo marifet. Votoni Xhemal Bushatin”, u shpreh ai.
Bushati do të jetë në garë me 2 kandidatë të tjerë në zgjedhjet e 6 Marsit. Ai do të ketë përballë Bardh Spahinë nga “Shtëpia e Lirisë” dhe Majlinda Angonin që garon në radhët e PS-së.