Lulzim Basha është pritur me protestë nga demokratët mbrëmjen e sotme ishte në Korçë ashtu si edhe në 5 qytetet e tjera ku ka shkuar. Edhe në Korçë Basha është shoqëruar nga forca të shumta policore.
Por megjithëse mbrohej nga forcat policore, nuk munguan edhe ofendimet dhe sharjet e demokratëve ndaj tij. “Mos u afro. Hajde more, hajde këtej po ta mbajti”. Me pankarta në duar dhe thirrje “Basha ik”, demokratët nuk u larguan pavarësisht tentativës së policisë.