albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Basha sulm Ramës, Berishës e Metës: Nuk më trembin e as më ndalin

by Editor
June 12, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Basha sulm Ramës, Berishës e Metës: Nuk më trembin e as më ndalin
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një takimi me gra demokrate në Tiranë, Lulzim Basha sulmoi edhe njëherë marrëveshjen PD-PS në 2008 për ndryshimin e Kushtetutës dhe theksoi se zgjedhjet e 14 Majit tregojnë se treshja Rama-Berisha-Meta janë pakicë.

“E vërteta është se pakti kushtetues Rama–Berisha i 2008-ës është varri i demokracisë. Sistemi mazhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet. Ndonëse ligji për “Dekriminalizminin” u miratua, e keqja bëri bypass. Do të kufizojmë mandatin e Presidentit, me shumë pak kompetenca, në vend që të kthejmë kompetencat e 2008-ës. Listat e hapura, vetingu i politikanëve dhe kufizimi i mandateve janë tre propozime bazë dhe 80-90% e qytetarëve të pyetur para dy vitesh ishin pro këtyre propozimeve.

14 Maji tregoji se klasa e vjetër politike që ka zënë vendin prej fyti prej 33 vitesh janë pakicë. Të tre janë pakicë. Shumicës duhet t’i japim mundësi të flas, t’i japim zërin. Ndryshimet në sistemit politik dhe meritokracia në politikë do t’i hapin rrugën edhe fushave të tjera të jetës”, tha Basha.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Sipas ish-kryedemokratit “asnjë shqiptar nuk e ka për borxh që ta mbajnë peng”, ndaj ftoi demokratët që të punojnë për të ndalur përpjekjen e asaj që i referohet si politika e vjetër për t’i mpirë nervin shoqërisë.

“Këta e kanë kuptuar që mua as më trembin as më ndalin. E kanë me njerëzit, nuk duan të demonizojnë një person por interesin për debatin mbi ju. Gënjeshtrat e tyre monstruoze më bëjnë të qesh. Mezi pres ditën kur nuk do të flasim më për lojërat e tyre, por do të flasim për qytetarët, për hallet e tyre dhe ndryshimin”, u shpreh Basha ndër të tjera.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL