Sërish një lajm i keq për vendin tonë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të marrin në 23 qershor statusin e vendit kandidat në BE.
Në konferencën për shtyp të mbajtur këtë të premte, Presidentja e KE Ursula von der LEYEN, ka deklaruar se statusin do e marrin Ukraina dhe Moldavia, por jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Presidentja e KE u pyet se çfarë vendimi do ketë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ajo tha se të dyja këto dy vende kanë ende shumë për të bërë por Ursula von der LEYEN nuk tha se bëhet fjalë për bllokim nga Bullgaria. Presidentja e KE tha se Ukraina dhe Moldavia e meritojnë statusin dhe lufta në Ukrainë, nuk ka lidhje me vendimin që pritete të miratohet nga 27 vende.
Ukraina tha ajo ka gjithashtu punë për të bërë dhe një nga këto reforma është lufta kundër korrupsionit. Kreu I qeverisë shqiptare Edi Rama ka paralajëmruar se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia nëse edhe në fund të qershorit nuk ka një vendim pozitiv për Shqipërinë.
Komisioneri Olivér VÁRHELYI tha se Sofia ka bllokuar integrimin e Maqedonisë së Veriut.