albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Beleri mban fjalimin e parë në PE: Reformat në Shqipëri kthehen lehtësisht në “bomba totalitare”

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Beleri mban fjalimin e parë në PE: Reformat në Shqipëri kthehen lehtësisht në “bomba totalitare”
Share on FacebookShare on Twitter

STRASBURG- Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg. Ish-kryebashkiaku i Himarës tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj.

“Me emocion të madh i drejtohem për herë të parë Parlamentit tonë Europian, një institucion, vendosmëria e të cilit u tregua kur unë dola nga burgu, ku qëndrova për 16 muaj. Sot, unë jam këtu si një eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Por, për fat të keq, ky vend po largohet vazhdimisht nga acquis evropiane, në vend që të afrohet me të. Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” për themelet e një shteti demokratik. Kjo ndodhi edhe me reformën në drejtësi të financuar edhe nga burimet europiane,“-u shpreh Beleri.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i Greqisë, teksa vuante dënimin me burg për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë. Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Në 2 shtator të këtij viti ish-kryebashkiaku i Himarës fitoi lirinë pas afro 16 muaj në qeli.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL