albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Beogradi nën “ethet” e frikës, evakuuohen 3 ministri pas alarmit për bombë

by Editor
May 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Beogradi nën “ethet” e frikës, evakuuohen 3 ministri pas alarmit për bombë
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Nuk ndalen kërcënimet në Serbi, ku pas alarmit për bomba në gati 100 shkolla në kryeqytet janë evakuuar dhe tre ndërtesa ministrie.

Sipas mediave vendase, janë evakuuar të gjithë punonjësit në tre sektorë të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, zyrat e të cilave ndodhen në rrugën Deçanska 8 në qendër të Beogradit. Ky është evakuimi i parë për shkak të një alarmi për bombë nga një institucion shtetëror.
Po punohet intensivisht për identifikimin e autorëve të veprave kriminale në lidhje me raportimet e rreme për bomba që arrijnë çdo ditë në një numër të madh adresash në Beograd dhe qytete të tjera në të gjithë Serbinë.
Anëtarët e MPB-së në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd janë duke i hetuar intensivisht këto raste, ndërsa është përfshirë edhe Departamenti Special për Krimin e Teknologjisë së Lartë të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Për shkak të numrit të madh të raportimeve për bomba, të gjitha kapacitetet në dispozicion të njësive kundër diversionit të MPB-së janë angazhuar në inspektimin e objekteve dhe institucioneve në të cilat janë dërguar raportet, të cilat deri më tani kanë qenë të rreme. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL