U deshën vetëm pak minuta shi që qyteti i Beratit të dukej sikur e ka goditur një cunami. Rrugët e qytetit ishin të pushtuara nga ujin dhe kalimi në këmbë për qytetarët ishte i pamundur, ndoshta duhej tu vinin në ndihmë forcat e ushtrisë më varkat e tyre.
Ky qytet vuan shpesh nga mungesa e kanalizimeve por edhe ato pak investime që janë bërë nuk mirëmbahen si duhet nga institucionet përkatëse.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet qartë sesi uji i akumuluar në pak minuta nga shiu i rënë ka mbuluar të gjithë rrugën kryesore dhe trotuarin.