albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Berisha: Ballkani i Hapur shumë i rrezikshëm për fermerët! Ne rikthehemi fuqishëm te sistemi i granteve

by Editor
February 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Berisha: Ballkani i Hapur shumë i rrezikshëm për fermerët! Ne rikthehemi fuqishëm te sistemi i granteve
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Kryeministri Berisha ishte i ftuar sot në një takim të organizuar nga sindikata e fermerëve në Lushnje. Në fjalën e tij, Berisha tha se do ketë një rikthim të fuqishëm te grantet për bujqësinë, ndërkohë që do rritet buxheti për këtë sektor.

Berisha tha se, ‘thembra e Akilit’ qëndron te rrëzimi i Ballkanit të Hapur, i cili është shumë i rrezikshëm për fermerët shqiptarë.

“Ne rikthehemi fuqishëm te sistemi i granteve. Ne do subvencionojmë dhe ky subvencionim, ju garantoj që të paktën buxheti për bujqësinë do të jetë mbi mesataren e buxhetit të rajonit. Sot ne kemi një buxhet dy herë më të ulët se Kosova dhe vendet e tjera përreth. Pra ne do rrisim detyrimisht dhe që në vitin e parë buxhetin për bujqësinë.

Ne do vazhdojmë përpjekjen tonë për të zgjeruar sipërfaqen e tokës, ju do çelur toka të reja, por duke mbjellë kodra e shpate me dru frutorë, sepse terreni ynë është i tillë. Në Shqipëri e gjithë toka është me vlerë. Atë që nismë që morëm për ullinjtë, do ta vazhdojmë me drutë arrorë dhe frutorë.

Do subvencionojmë blegtorinë dhe do vendosim subvencione për kokë. Një gjë ju garantoj: fermeri nuk do ketë asnjë taksë në shitjet e tij. Shteti nuk do i marrë atij asnjë taksë për shitjet. Shteti do i paguajë atij të gjithë taksat që ka paguar në blerjet e tij. Ky nuk është standard utopik, por është standard i BE-së. Asnjë shqiptar nuk humbet nga ky standard, përkundrazi, fitohet më shumë. Fiton ekonomia.

Do kompensohet çdo shpenzim dhe taksë e juaja në blerje.

Nëse Shqipëria qëndron në projektin e integrimit në BE, ne do bëjmë hapat më të para në përgatitjen tuaj për këtë bashkim dhe kjo është e domosdoshme. Sikundër ne, ju garantoj se Ballkanin e Hapur do e hedhim poshtë, pasi është një nismë shumë e rrezikshme për fermerët tanë, pasi duhet të krahasoheni me fermerë që marrin subvencione të mëdha nga qeveria serbe. Do vendosim sistemin evropian të marrëdhënies së agronomit me fermerin. Sot janë me qindra fermerë që nuk e kanë shitur vajin e ullirit”, tha Berisha.

Share

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL