albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Barbari Edi Rama çon në parlament ligjin për shkatërrimin e pasurive shekullore të shqiptarëve

by Editor
February 14, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Berisha: Barbari Edi Rama çon në parlament ligjin për shkatërrimin e pasurive shekullore të shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Berisha deklaroi: Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, një përshëndetje të përzemërt ju, një përshëndetje të përzemërt popullit të 20 shkurtit, popullit të fitores.
Përshëndes oratorët që trajtuan sonte një problem që dëshmon dallimin e madh midis qytetarëve dhe barbarëve, midis qytetarëve që kanë përgjegjësi për vete, për fëmijët, për gjeneratat që vijnë dhe barbarëve që vjedhja i ka zhveshur nga çdo moral dhe vërsulen tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërruar trashëgiminë shekullore mijëravjeçare. Për të shkatërruar trashëgiminë që brez pas brezi na u le ne, dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë.
Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrimin e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi.
Atyre pasurive që e bëjnë Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës.
Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtare.
20 shkurti është dita e qytetarëve!
Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlantëve se ne jemi njëlloj.
Nuk ka mashtrim më të madh se ky.
E vërteta është se ne jemi dy botë.
Njëra është bota e zezë e vjedhjeve, e krimit, e drogës, e vrasjeve. Është bota e zezë e skandaleve, e dështimeve, e dhunimit të pluralizmit, parlamentit, arrestimit të liderit të opozitës, e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
Kurse dallimi i kësaj bote me botën tjetër që mbron vlerat, parimet e drejtësisë, e kohezionit, e interesit kombëtar, e lirive dhe dinjitetit njerëzor, është dallim si nata me ditën.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL