Kryetari i PD Sali Berisha ka marrë pjesë në inagurimin e Teqesë në në Homesh të Bulqizës.
Berisha është pritur nga banorët e zonës, dhe përfaqësues të besimit Bektashi.
“Besimi e bën njeriun më fisnik, më të fortë, e bën moralin e tij më të shëndoshë. Por erdha gjithashtu edhe si një akt nderimi të madh për rrolin e teqeve në historinë tonë kombëtare. Në fakt teqet, përveç se institucione fetare hyjnore, kanë qenë për shqiptarët burim drite i vërtetë. Kanë qenë mësonjëtore të para, votra të atdhetarisë dhe kështjella të pamposhtura kudo që kanë qenë”, tha ndër të tjera Berisha.
Teqeja në Homesh u përfundua falë vullnetit të mirë dhe dëshirës së donatorit Shpend Ndreu.