albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Berisha në takim me pedagogët: Ligji i arsimit të lartë, “shpatë” për të përjashtuar mijëra të rinj nga universiteti

by Editor
April 27, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Berisha në takim me pedagogët: Ligji i arsimit të lartë, “shpatë” për të përjashtuar mijëra të rinj nga universiteti
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur një takim me pedagogët shqiptarë ku është folur lidhur me gjendjen e arsimit në vendin tonë.

Berisha tha se Shqipëria kishte numrin më të ulët të personave të diplomuar në arsimin e lartë. Sipas tij shkak për këtë numër të ulët krahasuar me vendet e tjera të Europës, ishte bërë ligji i arsimit të lartë që kishte pamundësuar shkollimin e mijëra të rinjve shqiptarë.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Mblidhemi sot për një problem themelor të çdo kombi por për disa specifika më themelor është për kombin shqiptar. Ne për dekada në arsimin e lartë ndoqëm praktikën e selksionit, e përjashtimit masiv të të rinjve nga e drejta universtiare në një kohë kur vendet e lira prej dekadash kishin kaluar në praktikën e dyerve të hapura të universiteteve. Ajo praktikë solli që Shqipëria të kishte përqindjet më të ulëta në Europë të të diplomuarve në universitete. N vitin 2005 Shqipëria kishte 12 studentë për 1 mijë banorë kundrejt 45 studentëve për 1 mijë banorë që ishte mesatarja e BE-së.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

U bë një përpjekje e madhe që të shkëputeshim nga kjo praktikë. Natyrisht që nga kjo përpjekje ishte e pamundur që të ecnim paralelisht edhe me cilësinë. Por e vërteta është se në arsimin paraunivesritar, ngjitja e Shqipërisë, ishte nga më vertikalet. Sërish ishim larg nivelit ku duhet të ishim. U hapën një seri degësh në universitetet publike në rrethe por u pasuruan shumë programe. Arritëm në 500 programe. U dyfishua numri i trupës akademike.

Pas ndryshimit të pushtetit, arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshmit ligj dhe unë nuk mund ta lë pa folur haptas. Ligji i arsimit të lartë ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit tek Edi Rama. Me këtë ligj i cili ishte larg realitetit shqiptar aq sa ç’është larg realitetit europian. Me këtë ligj u mora për dy vite dhe konstatova se për ne nuk mund të aplikohej ashtu siç ishte planifikuar. Ligji u shndërrua në një”shpatë” për të përjashtuar mijëra të rinj nga universiteti.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL