albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Berisha nga Dibra: Më 6 mars nis ndryshimi i madh, prova e opozitës së vërtetë

by Editor
February 18, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Berisha nga Dibra: Më 6 mars nis ndryshimi i madh, prova e opozitës së vërtetë
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një takim në Maqellarë të Dibrës, tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë një rëndësi të madhe.

“Vij këtu sot me bindjen time të plotë se mbështetja juaj për Premtim Kryemadhin, njëri nga bijtë e përkushtuar të Dibrës, intelektual, familjar dhe demokrat që në ditët e para të themelimit të PD-së, zyrtar i ndershëm dhe i përkushtuar, njeri të cilin demokratët e Dibrës e zgjodhën me votën e tyre të lirë.

Vota dhe besimi juaj për Premtimin do kthehet në shërbim për ju. Premtim Kryemadhi do jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji”, tha Berisha.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

“Zgjedhjet e 6 marsit janë një provë e madhe jo vetëm për kryebashkiakët që do zgjidhen, por janë një provë e madhe për opozitën e vërtetë shqiptare në tërësi. Ato mbartin mesazhin e fillimit të një ndryshimi të madh. Ato mbartin në vete, farën e shpresës për të cilën ka sot nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër, familja shqiptare, të rinjtë shqiptarë.

Ne jemi në këto vite, një shoqëri në shpërbërje, vite në të cilat të rinjtë dhe fëmijët largohen nga familjet. Lënë prindërit vetëm dhe vetë marrin rrugë pa ditur se cila do jetë e ardhmja e tyre. E gjitha kjo jo se Maqellara, Dibra dhe Shqipëria nuk kanë pasuri, nuk kanë potenciale për të begatuar, për të punësuar, për të garantuar të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve të tyre, por sepse ndiqen politika të cilat janë absolutisht të ngjashme me platformën e Vaso Çubrilloviçit në Kosovë ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL