albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Berisha nga Korça: Regjimi aktual më anti-shqiptari që ka qeverisur këtë vend që prej komunizmit

by Editor
May 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Berisha nga Korça: Regjimi aktual më anti-shqiptari që ka qeverisur këtë vend që prej komunizmit
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kandidon për kryetar të Partisë Demokratike ka sulmuar sërish nga Korça qeverinë e vendit tonë.

Berisha thotë se regjimi aktual në vendin tonë është autokratik dhe më anti-shqiptari që ka pasur vendi ynë që prej regjimit komunist të Enver Hoxhës.

“Regjimi aktual autokratik, regjimi më antishqiptar që ka qeverisur këtë vend pas regjimit të Enver Hoxhës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sot ne nuk jemi të pushtuar nga një fuqi e huaj, sot kemi një regjim i cili për qendrimet që mban ndaj qytetarëve tejkalon edhe pushtuesit më të këqinj. Një regjim i cili për interesa të tij nuk bën dallimin midis çështjes civile dhe penale. Arreston 38 mijë shqiptarë në një vit për drita dhe ujë. Rama e di që frika është rruga për të kontrolluar shoqërinë.

Unë kthehem para 8 viteve, 7 vite më parë me dhjetëra demokratë nga jugu më dërgonin mesazhe mbi terrorin që ushtrohej mbi ta dhe diferencimin politik që bëhej ndaj tyre.

Kjo për shkak të inaktivitet të PD-së që duhet të ngrihej  dhëmb për dhëmb. Ne jemi opozitë e vërtetë, nuk jemi opozitë fasadë.

Në mandatin e parë Rama zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.  Vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave kriminele. Aeroportet e vendeve përdoreshin për narkoflotën. Dot kokaina njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë  të përjavshme. Zevëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

Në mandatin e dytë korruptoi drejtimin e opozitës, e lidhi në afera dhe e shtroi në një fasadë opozitë.  Tani po shkatërron kombin e identitetin e tij”, tha Berisha nga Korça.

Takimi i Berishës me demokratët e Korçës u zhvillua sot në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Kjo është dita e shtatë e turit elektoral të Sali Berishës.

Zgjedhjet për kreun e PD-së  do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL