Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi sot anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor.
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS tha emrat e pesë grave dhe pesë burrave, që janë zgjedhur anëtarë të rinj të Kryesisë të Partisë Socialiste.
Emrat e rinj të Kryesisë së PS janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu