albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Blinken paralajmërim Rusisë: Do përballeni me pasoja masive nëse pushtoni Ukrainën

by Editor
January 5, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën, më 5 janar, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken paralajmëroi, se Rusia duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron progres, pasi ai rikonfirmoi një paralajmërim për “pasoja masive” në rast të pushtimit.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë bisedime javën e ardhshme në Gjenevë pasi Moska grumbulloi dhjetëra-mijëra trupa në kufirin ukrainas dhe i kërkoi Perëndimit garanci kundër zgjerimit të aleancës së NATO-s.

Nëse bisedimet “do të tregojnë përparim të vërtetë, kjo do të kërkojë depërshkallëzimin”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Duke vënë në dukje shpresat e Rusisë për përparim në fusha të tilla si kontrolli i armëve, Blinken tha se “është shumë e vështirë të bësh përparim aktual në ndonjë nga këto fusha në një atmosferë përshkallëzimi dhe kërcënimi me një armë të drejtuar nga koka e Ukrainës”.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje”, tha Blinken.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, duke bërë vizitën e saj të parë në Uashington që nga marrja e detyrës, u pajtua me nevojën për “pasoja të rënda” nëse Rusia sulmon Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë në mosmarrëveshje për vite me radhë mbi projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, i cili do të hapë dhe dërgojë gazin rus drejtpërdrejt në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Nga këndvështrimi ynë, është shumë e vështirë të shihet që gazi që rrjedhë përmes atij tubacioni, të bëhet operacional, nëse Rusia vazhdon agresionin e saj”, tha sekretari Blinken, raporton agjencia AFP.

Edhe pse prodhoi kritika në vend, administrata e Presidentit Joe Biden ka refuzuar të vendosë sanksione mbi gazsjellësin Nord Stream, duke thënë se ishte praktikisht i përfunduar.

Por administrata amerikane vitin e kaluar arriti një marrëveshje në të cilën Gjermania premtoi ndihmë për Ukrainën dhe paralajmëroi Rusinë kundër përdorimit gazsjellësit për avantazhe gjeopolitike.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e pyetur nëse Gjermania ishte gati të anulonte gazsjellësin, tha vetëm se qeveria e re mbështeti marrëveshjen e vitit të kaluar me Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e re “u pajtua që ne të marrim masa efektive së bashku me partnerët tanë evropianë nëse Rusia përdor energjinë si armë,” tha ajo./REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL