GAZA- Britania ka hodhur ndihma të tjera me ushqime në Gaza. Kjo është hera e dytë që hedh ndihma nga ajri pas gjendjes emergjente të urisë në vend. Forcat Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar hodhën me parashutë më shumë se 10 tonë ndihma, duke përfshirë oriz, miell, vaj, ushqim për fëmijë, kanaçe dhe ujë.
Një avion RAF A400M u ngrit nga Amani për të hedhur furnizime përgjatë vijës bregdetare të enklavës së shkatërruar nga lufta, si pjesë e misionit ndërkombëtar të ndihmës të udhëhequr nga Jordania.
Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps tha se Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të marrë sa më shumë ushqim të jetë e mundur në Gaza.
“Aeroplani i sotëm do të sigurojë më shumë se 10 tonë ushqim për qytetarët në nevojë. Falenderoj personelin e Forcave Ajrore Mbretërore dhe Ushtrinë Britanike për punën e tyre të palodhshme në mbështetjen e këtij misioni. Ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për të ofruar ndihma nga ajri, deti dhe toka në Gaza,” shtoi ai.
RAF gjithashtu hodhi 10 ton ushqim në zonë të hënën. Mes paralajmërimeve për urinë e afërt në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, avioni pasoi dërgesat e fundit tokësore të 2,000 tonëve ndihma ushqimore britanike për të ushqyer më shumë se 275,000 njerëz në territorin palestinez.